Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Atleticon e kap “virusi” i barazimeve, e frenon edhe Granada

schedule20:24 - 23 Nëntor, 2019

schedule 20:24 - 23 Nëntor, 2019

Atletico Madrid ka harruar të fitojë në transfertë. Ekipi i Diego Simeones u frenua nga Granada dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Ndeshja e katërt rresht pa fitore jashtë fushe për “Colchoneros”, të cilët kanë regjistruar vetëm barazime në këto përballje.

U desh të kalonte një orë lojë për të shijuar golin e parë. Miqtë kaluan në avantazh me anë të Renan Lodi. Mbrojtësi brazilian finalizoi pas pasimit të Herrerës dhe i dhuroi Atleticos avantazhin.

Vendasit reaguan dhe barazuan pas 7 minutash. Sërish mbrojtës autori i golit. Sanchez përfitoi nga një goditje këndi dhe mposhti me kokë sllovenin Oblak. Ky barazim mban Atleticon në vend të tretë me 24 pikë, katër më pak se Barcelona kryesuese, ndërsa Granada renditet e teta me 20 pikë. /abcnews.al

Granada – Atletico Madrid 1-1
(Sanchez 67′ / Renan Lodi 60′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!