Skulptura nga antikiteti/ Vlorë, arkeologët gjejnë veprën e shekullit të parë para Krishtit

schedule15:49 - 24 Tetor, 2024

schedule 15:49 - 24 Tetor, 2024

Amantia e Vlorës po rikthehet në qendër të vëmendjes me një zbulim arkeologjik të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një skulpturë që mendohet se daton në shekullin e parë osë të dytë para lindjes së Krishtit.

Skulptura është gjendur në pjesë të ndryshme të saj dhe është tashme pjesë e studimit që po kryhet për të nxjerrë edhe më shumë të dhëna.

Drejtuesi i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Vlorë konfirmon se parkun e Amantias gërmimet do të vijojnë pasi bëhet fjalë për një zonë shumë të pasur arkeologjike.

Jo vetëm në Amantia, por tashmë ka nisur puna edhe për katër site të tjera të rëndësishme në Vlorë dhe Sarandë mes të cilave restaurimi i kullave të Dervish Aliut dhe fasada e kishës katolike në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!