Eralda Mazreku është një sipërmarrëse e cila vendosi që të ndjekë pasionin e saj për graphic design.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Mazreku u shpreh se në ditën e parë të fakultetit, vendosi që të mbulohet me shami.
Mazreku udhëton shpesh me motor në rrugët e kryeqytetit.
“E gjitha nisi nga Youtube, nga pasioni për të bukurën, për artin. Doja të bëja diçka ndryshe. Thashë, nuk jam për profesionin e mësuesisë, por karakteri im kërkonte diçka tjetër. Mendova, pse mos të kishim vazhdimësi të tillë. Arritëm në një fushë tjetër, si prodhimi i reklamave. Ka nisur në moshë shumë të hershme. Vijoi më tej, duke praktikuar pak nga pak, duke lexuar më shumë. Ditën e parë të fakultatit vendosa të vendos shaminë. Për pjesën e motorit, jo. Ishte diçka që ata e dinin që do e merrja si vendim”, theksoi ajo./abcnews.al