Crystal Palace rezistoi 45 minutat e para, por pjesa e dytë ka nisur me gol për Liverpool. Ekipi i Jurgen Klopp ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 49-të me anë të Sadio Mane. Sulmuesi senegalez kishte edhe fatin me vete.
Krosimi i Robertson nga e majta u shfrytëzua nga afrikani, goditje e të cilit u përplas në të dyja shtyllat, përpara se topi të ndalej në rrjetë. Një gol shumë i rëndësishëm për “The Reds”, të cilët kryesojnë Premier League dhe janë afër arritjes së fitores së 12-të në 13-të javët e para. /abcnews.al