INTERVISTA/ Shkarkimi i vartësve, arrestimi në Greqi dhe arratia: Avokati i Agim Kajmakut flet për Abc News

schedule16:26 - 23 Nëntor, 2019

schedule 16:26 - 23 Nëntor, 2019

“Agim Kajmakun nuk po i fshihet drejtësisë por po garanton sigurinë e tij personale”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për ABC News avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, Isuf Shehu. Por ai, deklaron se nuk e di ku ndodhet Kajmaku pasi nuk ka folur.

Avokati i Agim Kajmakut, Isuf Shehu flet për ABC News. Ai sqaron se si qëndron e vërteta e të mbrojturit prej tij, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Avokati sqaron se ish-kryebashkiaku i Vorës, nuk po i fshihet drejtësisë.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për “falsifikim të dokumenteve”, “ushtrim të funksione publike pas përfundimit të mandatit” dhe “falsifikim të formularëve, vulave dhe stampave”.  Avokati thotë se nuk di ku ndodhet Agim Kajmaku.

Pak ditë pasi gjykata vendosi masën “arrest në burg” për Kajmakun, Prokuroria me anë të një shkrese urdhëroi të gjithë noterët e vendit se do të mbajnë përgjegjësi penale, nëse nuk njoftojnë për paraqitjen në zyrat e tyre, të ish-kryebashkiakut.

Avokati sqaron se ai ka prokurë të posaçme për të mbrojtur interesat e Kajmakut dhe s’do të jetë e nevojshme të paraqitet në asnjë zyrë noterie. Avokati shprehet se Kajmaku nuk e ka ushtruar detyrën e tij pas përfundimit të mandatit, siç pretendon prokuroria.

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, u shkarkua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për arsye se nuk kishte deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit arrestimin në Greqi.

Policia dhe prokuroria kanë nisur edhe një hetim, për dekonspirim të operacionit për arrestimin e Kajmakut, por Avokati sqaron se Prokurori u bë i lexueshëm me veprimet që po kryente, prandaj Kajmaku u largua nga banesa.

Shehu u shpreh se nuk e dinte nëse Agim Kajmaku do të dorëzohej apo jo, pasi është tërësisht një qëndrim subjektiv i ish-kryebashkiakut të Vorës./abcnews.al