Përfaqësuesi i turoperatorëve, Aneo Hila thotë se në 7 muajt e parë të vitit, ka rritje të turistëve me 6.5 përqind, krahasuar me një vit më parë.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Hila u shpreh se ka një shtim të turistëve individualë.
Hila shtoi se sezoni turistik duhet të zgjatet deri në tetor.
“Është rritje krahasuar ne një vit më parë, 6.5 përqind. Rritja e numrit të pasagjerëve që vijnë me avion drejt Shqipërisë. Ne shikojmë një rritje si turoperatorë. Në tërësi ka rritje, por unë personalisht dua më shumë, ka hapësirë për më shumë. Kemi hapësirë që të rrisim cilësinë. Unë konstatoj mungesën e organizimit strukturor. Duhet të flasim për mbyllje të sezonit në mes të tetorit. Nuk mund të mbushësh hotelin me rezervime të rastësishme. Të duhet ndihma e turoperatorëve për të organizuar grupe. Nuk është objektivi vetëm të marrësh çmimin maksimal, por të mbash aktivitetin hapur dhe të paguash pagat. Ta zgjatësh diku tek 7 muaj. Duhet punuar që të zgjerohet sezoni turistik, diku te 7 muaj dhe pjesa tjetër është e investimeve. Kjo është një kornizë e përgjithshme”, theksoi ai./abcnews.al

