U kthyen nga kishin ardhur.
Mengjesin e se shtunes moren rrugen nga Gjadri ne Shengjin e me pas drejt Italise.
12 emigrnatët nga Egjipti dhe Bangaldeshi të kapur më 13 tetor në brigjet italiane u moren nga një anije e rojes bregdetare të shtetit Italian, nga kalata e portit të Shëngjinit. Ata u sollën në Gjadër më 16 tetor por pas vendimit të Gjykatës së Romës, me procedura të përshpejtuara u rikthyen në Itali.
Anija e rojes bregdetare italiane mberriti ne portin e Shengjinit rreth ores 7.30 mengjesin e se shtunes.
Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet Italiane nën shoqërimin e policisë shqiptare transportuan 12 emigrantet nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.
Anija italiane i nisi drejt brigjeve te Barit.
Vendimi per kthimin e tyre ne Itali u mor të premten nga Gjykata e Romes pasi ajo shfuqizoi veprimet për mbajtjen e 12 emigrantëve në qendrën e pritjes të azil kërkuesve në Gjadër të Lezhës. Sipas këtij vendimi, bazuar edhe nje vendim te Gjykatës Europiane të Drejtësisë, dy vendet nga vijnë keta emigrantë, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë plotësisht të sigurta.
Por ky vendim i Gjykates se Romes nuk e dëmton marrëveshjen e arritur mes dy qeverive për azilkërkuesit, ku përcaktohet se në Shqipëri mund të dërgohen emigrantët nga një listë prej 22 shtetesh që italia i ka cilësuar si të sigurta.
Ne kampin e Gjadrit vijojnë të jenë të vendosur autoritetet Italiane, si policia, administrata e te tjere, në pritje të grupeve të tjera të emigrantëve që shpëtohen në Mesdhe dhe kërkojnë azil në Itali. Sipas mediave italiane, grupi I dytë I azilkërkuesve ne Gjadër, pritet të mbërrije javën e ardhshme.