U vetëplagos në Malësi të Madhe/ Nisin hetimet për 28-vjeçarin, babain dhe vëllain, penguan zbardhjen e ngjarjes

schedule12:03 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:03 - 18 Tetor, 2024

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u vetëplagos 28-vjeçar. Ngjarje e ndodhur në Malësi të Madhe. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin, babain dhe vallain e tij.

Në njoftimin e policisë sqarohet se për 28-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi mbante pa leje armën e zjarrit me të cilën dyshohet se u vetëplagos në këmbë, nga pakujdesia, në mal, si dhe nuk ka treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë ky shtetas vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Ndërsa babai  dhe vëllai i 28-vjeçarin janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe nuk kanë treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.