Trajneri i Brescias, Fabio Grosso e ka lënë jashtë ekipin sulmuesin Mario Balotelli për ndeshjen e nesërme kundër Romës në ‘Olimpico’. Tensionet mes të dyve e detyruan Grosson të mos ta grumbullonte italianin, edhe pse ai është një nga pikat kryesore të ekipit.
“Unë preferoj intensitet të lartë në seancat stërvitore. Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, atëherë unë preferoj të ndryshoj diçka. Dua të flas me të para se të marrim masa disiplinore. Nuk dua ta minimanizoj incidentin, por Mario duhet ta ndihmojë veten e tij”, deklaron Fabio Grosso në konferencën para ndeshjes.
Tashmë pas sherrit me trajnerin si dhe lënien jashtë ekipit, nuk kanë munguar ofertat për ‘Super Marion’. Mediat italiane raportojnë se Galatasaray dhe Flamengo e kërkojnë sulmuesin në merkaton e janarit. Balotelli është aktivizuar në 6 ndeshje këtë sezon me fanellën e Brecias, ku ka shënuar dhe 2 gola. /abcnews.al