Mbappe nën akuzë/ Suedia nis hetimet për “yllin” francez, dyshohet se ka përdhunuar një vajzë

schedule16:36 - 15 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 15 Tetor, 2024

Kylian Mbappe ka përfunduar sërish në qendër të polemikave, por këtë herë çështja është serioze.

Ylli i Francës dhe Real Madrid hetohet në Suedi për përdhunim.

Mediat sudeze dhe ato franceze konfirmojnë çeljen e hetimeve në dëm të futbollistit, I cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua gjatë qëndrimit të tij në Stokholm fundjavën e shkuar.

Duke qëndruar në atë që raportojnë dy të përditëshmet më të mëdha në Suedi, “Ekspressen” dhe “Aftonbladet”, autoritetet në vend kanë marrë një denoncim nga një grua e re, ndërsa si prova kanë marrë veshjet e saj si dhe kanë kontrolluar dhomat e hotelit ku qëndroi Kilian Mbappe dhe miqtë e tij, pasi kaluan një mbrëmje të gjatë, mes restoranteve dhe diskotekës në kryeqytetin suedez.

Kur këto zëra nisën të qarkullojnë, futbollisti reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke I konsideruar ato “fake neës”, të fabrikuara nga Paris SG, që kërkon të prishë imazhin e tij. Siç dihet, lojtari dhe klubi parizien do të përballen në gjykatë për 55 milion euro të pretenduara nga sulmuesi.

Por tani që çështja dhe hetimi për përdhunim janë zyrtarë, Kylian Mbappe ka aktivizuar avokatët e tij.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për dyshime, por sigurisht që kjo çështje nuk e ndihmon aspak yllin francez në një periudhë aspak pozitive dhe polemikash edhe në kombëtaren e “Gjelave”. /i.m /abcnews.al