“Nëse do më duhet të emërtoj hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE, zgjerimi është në krye.” Kështu u shpreh ministri I jashtëm hungarez në konferencën e përbashkët për mediat në Luksemburg, ku Shqipëria celi sot grup kapitullin e parë me BE-në.
Heqja dorë nga kushti i unanimitetit do conte në shkatërrimin e BE, nëse do eleminohej, do të ndikonte, do ulte rolin e vendeve të mesme dhe të vogla. Puna e tyre do jetë të thonë vetëm PO. Nuk është rastësore pse funksionimi i BE është mbështetur në traktate.
Ato vende anëtare që e përmendim unanimitetin si pengesë të zgjerimit, thjesht po kërkojnë justifikime. Nëse do më duhet të emërtoj hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE, zgjerimi është në krye. Po përpiqemi që ata që thonë ndryshe pas dere, të thonë të njëjtën gjë sit ë gjithë,
Komisioni ka qenë i qartë, se konfigurimi aktual është përsosshmërisht në gjendje të mirëprësë anëtarë të rinj. E shohim zgjerimin si diskutime paralele dhe duhet t’i ruajmë kështu, në të kundërt do jemi si të thuash në kërkim të shpirtit. Kemi mundësi unike para nesh, ndaj kam këmbëngulur në anëtarët e rinj. MFF të re nga 2027,për të qenë në gjendje për anëtarë të rinj./abcnews.al