PSG bën kampionat më vete. Lillë as që mundi ta rivalizonte sonte, pasi u mposht me rezultatin e pastër 2-0. Neymar u kthye në fushë për kampionët në fuqi të Francës, ndërkohë që nuk la pas edhe spektaklin.
Një takim i mbyllur që në 45 minutat e para. Festën e nisi Mauro Icardi, i cili shënoi golin numër “6” me PSG-në. Argjentinasi nuk fal në raste të tilla dhe kur kishin kaluar 17 minuta lojë, parizienët e panë veten në avantazh.
Nuk vonoi shumë dhe PSG ia doli të realizonte edhe golin e dytë, sërish përmes një argjentinasi. Pas një pasimi të Draxlet, Di Maria brenda zone nuk fali dhe e dërgoi topin në rrjetë. 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi.
Gjithsesi Lilla u përpoq shumë që të shënonte dhe ta hapte takimin, duke krijuar disa raste. Navas ishte në lartësinë e duhur dhe e mbajti rrjetën e paprekur. Kështu PSG mori fitoren e njëmbëdhjetë dhe kryeson me 11 pikë më shumë se Marseille, që ka një ndeshje më pak.
PSG-LILLE 2-0
Shënues: Icardi 17′, Di Maria 32′
/abcnews.al