Euro humb pikë/ Banka e Shqipërisë shton ndërhyrjen në treg për të stabilizuar kursin

schedule15:20 - 12 Tetor, 2024

schedule 15:20 - 12 Tetor, 2024

Euro është dobësuar me gati dy pikë në që prej fillimit të shtatorit. Aktualisht po këmbehet në kufijtë e 98 lekëve edhe pse Banka e Shqipërisë pritet të shtojë ndërhyrjet në treg për tërheqjen valutës si një mundësi për të mbajtur të stabilizuar kursin.

Mësohet se gjatë këtij muaji do të zhvillohen më tepër ankande në krahasim me atë që ishte parashikuar në fillim. Madje që në ditët e para të tetorit ka Banka Qendrore ka zhvilluar 3 ankande për blerje, me qëllimin për të ndaluar rënien e euros në kursin e këmbimit me lekun.

Blerja e valutës ka qenë në përmasa të vogla megjithatë euro megjithëse efektet nuk janë ende të ndjeshme. Agjentët e kursit të këmbimit presin që ndërhyrja e Bankës Qendrore vlerësohet e rëndësishme.

Gjatë periudhës prill-qershor Banka e Shqipërisë tërhoqi 272 milionë euro, me synimin për të rritur rezervën valutore. Por krahas blerjeve me ankand,  që prej fillimit të majit Banka Qendrore ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare, nëpërmjet blerjes së 137 milionë eurove.

Turizmi, remitancat dhe investimet e huaja janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shtimin e fluksit të eurove në qarkullim në ekonominë shqiptare./abcnews.al