Manchester City-Chelsea është ndeshja më e bukur e kësaj jave në Premier League. Dueli i zjarrtë do të luhet nesër (18:30) dhe Pep Guardiola nuk i kursen elozhet për kolegun e tij, Frank Lampard.
Ky i fundit po bën shumë mirë dhe “Blutë e Londrës” ndajnë vendin e dytë me Leicester City (nga 26 pikë). Trajneri spanjoll vlerëson shumë ish-mesfushorin e Chelsea, teksa ka një koment edhe për rikthimin në stol të Mourinhos dhe shkarkimin e Pochettinos.
LAMPARD – “E ardhmja është në duart e Frank Lampard. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe mungesa e eksperiencës. Është avantazh i madh të njohësh klubin ku po punon. Lampard e njeh me detaje Chelsea, kjo është diçka shumë e mirë për të”.
MOURINHO-POCHETTINO – “Jose është një trajner i jashtëzakonshëm dhe jam i sigurt që do të bëjë një punë të madhe te Tottenham. U surprizova pak nga shkarkimi i Pochettinos. Ai kreu një punë shumë të madhe dhe e përmirësoi shumë klubin”. /abcnews.al