Disa lojtarëve të Chelsea u përfundon kontrata në fund të sezonit dhe një prej tyre është Willian. Braziliani është pjesë e “Bluve të Londrës” prej vitit 2013, teksa në janar mund të nisë një tjetër aventurë. Rinovimi me klubin londinez është larg dhe braziliani ofensiv po përpiqet për t’u transferuar në Spanjë.
The Sun raporton se 31-vjeçari i është vetëofruar Realit të Madridit. Barcelona e kërkoi me insistim verën e kaluar, por Chelsea refuzoi ofertat e klubit katalanas. Lojtari preferon të bashkohet me ekipin e Zidane, opsion me të cilin është dakord edhe klubi anglez.

“Los Blancos” kanë prioritete të tjera për merkaton e janarit dhe kanë kthyer përgjigje negative për momentin. Willian i mbetet të presë ose të shohë për ndonjë alternativë tjetër. /abcnews.al

