Të paktën 27 tornado goditën Florida-n pak para dhe gjatë uraganit Milton, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit. Gjithsej 125 paralajmërime për tornado janë lëshuar në të gjithë shtetin amerikan.
Raportimet për viktima ka pasur në St. Lucie County, ndonëse ende nuk ka një shifër të saktë. Megjithëse është dobësuar në kategorinë e parë, uragani ende po shkakton dëme të mëdha.
🌀Hurricane #Milton is leaving behind devastating impacts across Venice, FL: Storm surge flooding, power flashes, and hurricane force winds. #flwx #hurricane
— Jordan Hall (@JordanHallWX) October 10, 2024
Më shumë se 3 milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike ndërsa në Shën Petersburg nuk ka ujë të pijshëm. Më të goditura janë qarqet bregdetare, përfshirë Pinellas, Hillsborough, Manatee dhe Sarasota.
Wow! Here’s a clip from an Orlando, #Florida Live Traffic Cam just now showing the intense winds from #HurricaneMilton. 🥴 #flwx #Milton @NWSMelbourne pic.twitter.com/KkFlMj8TiA
— LiveCamChaser (@LiveCamChaser) October 10, 2024
Rreth 125 shtëpi u shkatërruan para se uragani të zbriste në tokë, shumë prej tyre shtëpi të lëvizshme në komunitete për të moshuarit, tha Kevin Guthrie, drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida.
Venice, FL took a wallop from #HurricaneMilton as it rushed ashore on Wednesday evening.
Here’s a look at some of the sights and sounds our field correspondents caught on camera. pic.twitter.com/00El1bQTlA
— WeatherNation (@WeatherNation) October 10, 2024
Wind is absolutely ferocious right now in Tampa. pic.twitter.com/KfFyfDpaO4
— Matt Lavietes (@mattlavietes) October 10, 2024
/abcnews.al