Buxheti i Durrësit për investime në infrastrukturë

schedule15:03 - 10 Janar, 2018

schedule 15:03 - 10 Janar, 2018

Pjesa më e madhe e buxhetit të bashkisë së Durrësit shkon për infrastrukturën, por në shumë lagje të qytetit bregdetar nuk është parashikuar të investohet as këtë vit. Banorët shprehen të pakënaqur me neglizhencën e treguar prej vitesh. 

Ndodhemi në rrugën “Gjelberimi” të Durrësit.

Siç shihet nga pamjet këtu nuk është investuar kurrë.

Banorët ankohet për vështirësitë që hasin në përditshmërinë e tyre.

Në të njëjtën gjendje janë edhe shumë të tjera.

Edhe këtë vit Bashkia nuk ka parashikuar të investoje tek këto lagje megjithëse pjesa më e madhe e buxhetit shkon për infrastrukturën dhe shërbimet publike.

Investimet kryesore mbeten përfundimi i projektit Veliera, rikualifikimi i hapësirave tek Muzeu i Dëshmorëve dhe restaurimi i godinave arsimore.

Për këto dhe të tjera u akorduan plot 48 miliardë lekë , 28% të vlerës së përgjithshme të buxhetit.

Duke lënë jashtë vemendjes së investimeve shumë rrugë në qytetin e dytë peër nga rëndësia në vend./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Enkeleda Arapi

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!