Shijaku do të jetë bashkia e parë që do të përfundojë të gjithë procesin e legalizimit, sipas kryetarit Elton Arbana.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, kryebashkiaku Arbana deklaroi se janë plotësuar 2065 dosje.
Ndër të tjera, Arbana tha se bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
“Në fakt, mënyra sesi e menaxhuam situatën pas tërmetit, na bëri të kuptojmë më mirë punën në terren. Pas nismës së kryeministrit, ne kishim një mënyrë tonën. Sapo morëm njoftimin se bashkitë do fokusoheshin për t’i dhënë fund procesit të legalizimit, aplikuam të njëjtën mënyrë si me rindërtimin. Kemi ngritur grupet në terren, për të evidentuar familjet që kishin aplikuar. Ne morëm, rreth 3 mijë dosje, këto 3 mijë dosjet do t’i mbaronim për një muaj. Ne kemi bërë 35 grupe, çdo ditë do të bënim minimumi 3 dosje. Grupet e punës dhe koha. Nëse ka vullnet, gjendet dhe zgjidhje. Vullneti nuk na mungon asnjëherë. I gjithë procesi i legalizimeve na ka zgjatur 1 muaj, janë për 10 mijë e 500 familje që kemi trokitur derë më derë. Ne kemi trokitur në çdo derë, edhe në ato dyer që e kanë pasur çertifikatën e pronësisë. Ne kemi 2065 aplikime për banesat informale, që duhet të marrin çertifikata pronësie. ASHK kishte 3 mijë aplikime, por nga verifikimet tona, ka 2065. Ne po flasim vetëm për banesat, aq ka bashkia e madhe e Shijakut. Bashkëpunimi me ASHK është në rrugën e duhur. Po punon që 2065 dosjet t’i kthejmë në çertifikata pronësie. Do të jemi bashkia e parë që do të shpërndajmë çertifikatat e pronësisë”, theksoi ai./abcnews.al