Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në një mjet tip kamion në fshatin Barç, në Korçë. Mësohet nga informacionet paraprake se 55-vjeçari, Shpëtim Murati ka shkuar pranë një subjekti për ngarkim-shkarkim të disa materialeve nga kamioni.
Dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë brenda mjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi po transportohet në morg për ekzaminim.
/abcnews.al/