“Ka një rënie të numrit të studentëve”, Skënderi: Më pak interes për degën e mësuesisë, mesatarja e përgjithshme shumë e ulët

schedule13:43 - 7 Tetor, 2024

schedule 13:43 - 7 Tetor, 2024

Ka nisur në të gjitha universitetet viti i ri akademik 2024-2025. Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, pedagogia e Gjuhës Shqipe, Elsa Skënderi, e cila ka thënë se këtë vit janë përballur me një ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e tjera.

Ajo ka theksuar se studentët kanë më pak interes për degën e mësuesisë, për shkak të disa faktorëve. Sipas Skënderit, një ndër ta është dhe procedura e gjatë, që duhet të përballet derisa të dali në tregun e punës.

Sakaq, ajo ka thënë se mesatarja e nxënësve që zgjedhin mësuesinë është shumë e ulët, dhe cilësia lë shumë për të dëshiruar.

“Ky është viti i parë që jemi përballur me një ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e tjera. Ka qenë një rënie e ndjeshme.

Sot është dita e fundit e regjistrimit, por prirja është që të ulet ndjeshëm numër. Ky efekt vihet re te degët e mësuesisë.

Para disa kohësh, lexova një studim që thoshte që ky efekt është global, pasi krahasuar dhe me pagën që merr, bën që interesi i nxenësve të shkojë drejt shkencave teknologjike.

Studentëve bëjnë dhe stazhin, pastaj të bëjë provim, është një kalvar shumë i gjatë derisa studenti të hyjë në tregun e punës.

Ajo që është për të ardhur keq është që mesatarja e nxënësve që vijnë për mësuesi është shumë e ulët. Edhe cilësia lë shumë për të dëshiruar, me thënë të drejtën.

Mendoj që nuk na vjen për shkak të një studimi të saktë që nuk ka vende pune. Kur bëhet fjalë për degët si mësues kimie apo biologjia, numri i studentëve është shumë i ulët.

Është një moment shumë i rëndësishëm që dhe ne si institucione dhe qeveria duhet të reflektojmë. Duhet të rishohim dhe një herë programin.

Janë bërë ndërhyrje me idenë për t’i ripërshtatur dhe për ta bërë atë program dhe më tërheqës. Por disa gjëra është pak vështirë që të ndryshosh disa gjëra në mënyrë rrënjësore, pasi kemi të bëjmë dhe me traditat”, u shpreh Skënderi./abcnews.al