Sipas MeteoAlb: Moti gjatë paradites dominohet nga vranësira të shpeshta në të gjithë vendin NDERSA pas mesditës, vranësirat fuqizohen nga Veri dhe Qendër duke gjeneruar reshje të pakta.
Pasditja fuqizon sërisht vranësirat në territor duke sjellë në mbrëmje POR kryesisht gjatë natës, shira në ultësirën perëndimore ndërsa ri-shfaqen reshjet e dëborës në zonat malore.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në zonat malore.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.
Moti – E enjte, 11 janar 2018
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me shira të dobët në zonat perëndimore ndërsa vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore vijojnë ndikimin e tyre në zonat malore.
Gjatë mesditës reshjet lokalizohen në vijën kufitare Lindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime e vranësira të shpeshta. Pasditja dje orët vijuese do të mbeten në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon më e ndjeshme në orët e mesditës.
Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi forcohet në 3 ballë./abcnews.al