Kryeministri Rama lë spitalin, një ditë më parë u operua nga hernia inguinale, kaloi natë në QSUT

schedule10:18 - 4 Tetor, 2024

schedule 10:18 - 4 Tetor, 2024

Mëngjesin  e të premtes kryeministri Edi Rama la Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ku qëndroi më shumë se 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale të hernies inguinale që iu nënshtrua një ditë më parë.

Gjendja shëndetësore e shefit të qeverisë sipas mjekëve që kryen operacionin ishte e mirë. Pas ekzaminimeve të nevojshme, që ka kryer kryeministri është larguar drejt banesës së tij.

Shefi i qeverisë të enjten u operua nga dhjamthi siç quhet në gjuhën popullore përmes laparaskopisë dhe kaloi natën në spital.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye në spitalin publik nga një ekip mjekësh që kryesohej nga shefi I shërbimit të kirurgjisë  Arben Gjata.

 /abcnews.al/