Nisma e veçantë e babait të Ergi Dinit në 3-vjetorin e humbjes së këngëtarit: Jeta ime është tmerr

schedule08:11 - 22 Nëntor, 2019

schedule 08:11 - 22 Nëntor, 2019

Ditën e djeshme janë bërë 3 vite që këngëtari Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik, vetëm 21 vjeç.

Ndërsa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, ishte në një lidhje të drejpërdrejtë babai i këngëtarit të ndjerë, Dashamir Dini.

Dashamiri foli për nismën e veçantë kundër aksidenteve si dhe për poezinë mjaft prekëse që ai ka shkruar në 3-vjetorin e humbjes së djalit.

Pjesa nga biseda:  

Dini: Ne duhet ta kthejmë sensibilitetin dhe kjo është ajo që më shqetëson mua. Risku nga aksidentet është i kujtdo që nuk kujdeset.

Demi: Ndërhyrja juaj te familjet mua më duket shumë interesante se në familjet shqiptare ne mundohemi ta blejmë ndjenjën me pare. Mosha e rinisë është një moshë me adrenalinë, edhe ne kur kemi qenë të rinj kemi bërë aq sa kemi pasur në dorë, por mund ta mbrosh ate duke mos i dhënë atë që kërkon.

Dini: Pjesa më e madhe familjeve janë stimiliuese. Me naivitet ndonjëherë i gëzojnë faktit që djali është i shkathët në timon. Ne do përpiqemi të shkojmë kontrollin, ne nuk kemi autostrada standarde. Kjo adrenalina që thoni ju të mos stimulohen nga faktorë artificialë. Kam parasysh një thënie të një nëne  malazeze, ti u rrite i thotë të birit ti vrapove aq shpjet sa zure edhe vdekjen. Pjesa më e madhe është se shembullim tim edhe të atij tjetrit mund ta përjetojnë…Larg gjithëkujt por ky realitet është prezent. Për 5 minuta humb 50 vjet jetë.

Demi: Si e përjeton ti dhe familja jote ditën e hënë kur mediat janë plot me aksidente?

Dini: Me të thënë të vërtetën jeta ime është shumë tmerr, mua më përsëritet në njëfarë mënyre ngjarja ime. Unë do të kisha një sugjerim, edhe mediat e ngarkojnë shumë me kronikën e zezë, mos e godasim shumë publikun.

Demi: Keni shumë të drejtë. Unë u futa në faqen tënde në rrjetet sociale dhe ti ke publikur një poezi për Ergin dhe kundër aksidenteve. Ajo ç’ka ti bën është se kalon përtej solidaritetit në mënyrë që shtëpitë e të tjerëve mos shohin atë qe ke parë ti. Dhe unë të falenderoj shumë./abcnews.al