Malik Obama: Vëllai im ende sundon Amerikën

schedule15:31 - 1 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 1 Tetor, 2024

Gjysmëvëllai i Barack Obamës pretendon se ish-presidenti amerikan ende sundon Shtetet e Bashkuara.

 “Ai ende po drejton vendin me dyer të mbyllura”, tha Malik Obama, sipas New York Post.

Përveç kësaj, ai thekson se Barack Obama do të luajë një rol të rëndësishëm nëse kandidatja demokrate Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Sipas Malik Obama, ish-presidenti amerikan është padyshim i përfshirë në tërheqjen e liderit aktual amerikan, Joe Biden, nga gara zgjedhore.

I pyetur nëse Kamala Harris dhe Barack Obama u pajtuan për të rrëzuar Bidenin dhe nëse ata mbetën në kontakt, Malik u përgjigj: “Jam i sigurt se ata flisnin pothuajse çdo ditë”./abcnews.al