TIRANË- Ekstradohet nga Italia shqiptar i akuzuar për përndjekje. Sipas policisë, 33-vjeçari duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në korrik të 2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekje”.
Hetimet ndërkohë vijojnë për dokumentimin e këtij rasti./abcnews.al