Vazhdojnë protestat në Hong Kong dhe nga momenti në moment numri i pjesëmarrësve sa vjen e rritet. Ajo që bie në sy është kaosi dhe rrëmuja që ka përfshirë qytetin e Hong Kongut. Protestat dhe përplasjet me protestueve dhe policisë ka qënë të dhunshme duke sjellë edhe arrestimin e shumë prej tyre.
Së fundmi një 12-vjeçar është dënuar në lidhje me protestat antiqeveritare të Hong Kong.
Fëmija, i cili nuk është identifikuar, u arrestua kur shkoi në shkollë pas demonstratave në tetor.
Ai pranoi se kreu vepra penale duke bërë shkrime me spray në muret e një stacioni policor dhe në një stacion metroje.
Pritet që dënimi për 12-vjeçarin do jepet muajin tjetër. Siç bëht e ditur nga njoftimi i policisë deri më tani janë arrestuar më shumë se 5000 persona që nga fillimi i protestave në qershor.
Një pjesë e kondsiderueshme e të arrestuarve ishin midis moshës 12 dhe 15 vjeç, edhe pse kjo është hera e parë që një prej tyre dënohet.
Prokurorët thanë se fëmija shkroi parulla të tilla si “policë të mallkuar mashtrues” dhe “asgjësim hyjnor, Hong Kongu i lirë” në muret e Stacionit Policor Mong Kok dhe stacionit të Prince Edëard MTR më 3 tetor.
Në momentit kur fëmija është është nisur për në shkollë oficerët kanë bërë një kontroll në banesë ku ju gjet boja e zezë. Avokatja e djalit, Jacqueline Lam, ka kërkuar që fëmijës ti jepej edhe një shanc sepse ai është vetëm 12-vjeç. “Unë i kërkoj gjykatës që t’i japë një shans,”-tha ajo. “Në fund të fundit, ai është vetëm 12 vjeç.”/abcnews.al