Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

schedule19:52 - 7 Tetor, 2026

schedule 19:52 - 7 Tetor, 2026

KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është një 18-vjeçar, i cili pas aksidentit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Aktualisht i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.



Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!