Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Poloni, sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

schedule19:26 - 7 Tetor, 2026

schedule 19:26 - 7 Tetor, 2026

Një sulm me mjet prerës ka tronditur këtë të mërkurë një shkollë profesionale në qytetin Ostrołęka, në veri të Polonisë.

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre pesë nxënës, dy mësues, dy kalimtarë, si dhe autori i sulmit. Sipas autoriteteve, plagët nuk paraqesin rrezik për jetën, ndërsa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë. Disa prej të plagosurve janë transportuar me helikopter drejt spitalit.

Sulmi ndodhi rreth orës 11:00, në kompleksin e shkollës profesionale numër 4. Autori i dyshuar është një 19-vjeçar, nxënës i shkollës.



Pas sulmit, i riu u largua nga shkolla, por u arrestua nga policia më pak se një kilometër larg, në afërsi të një bregu lumi. Prokuroria bëri të ditur se ai ishte i plagosur në momentin e arrestimit, si pasojë e vetëdëmtimit, dhe më pas u dërgua në spital.

Ende nuk dihet motivi i sulmit dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur llojin e saktë të armës së përdorur, por paraprakisht dyshohet të jketë qenë një hanxhar.

Në shkollë u gjet gjithashtu një çantë e dyshimtë, e cila besohet se u la nga autori i sulmit, për përmbajtjen e së cilës po kryhen verifikime. Policia tha se 19-vjeçari kishte qenë më herët në vëmendjen e saj për posedim të një sasie të vogël lëndësh narkotike.

Shkolla është mbyllur përkohësisht, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!