Sondazhet: Harris, në epërsi! Reuters: 7 pikë para. Trump kryeson në çështjet ekonomike

schedule23:23 - 24 Shtator, 2024

schedule 23:23 - 24 Shtator, 2024

Gara për presidencë midis kandidaten demokrate Kamala Harris dhe kandidatin republikan Donald Trump po ndiqet me interes nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kanë mbetur vetëm pak javë nga dita e madhe e zgjedhjeve që do të zhvillohen me 5 nëntor.

Një sondazh i fundit i Reuters/Ipsos, tregon se Harris ka epërsi prej 7 pikësh ndaj Trump. Konkretisht demokratja duket se gëzon një mbështetje prej 47% ndaj 40% të Trumpit, duke krijuar në këtë mënyrë  një dinamikë interesante në këtë garë.

Kjo tregon një rritje të vazhdueshme për Harris, e cila ka përmirësuar epërsinë e saj nga pesë në gjashtë pikë përqindjeje që nga sondazhet e fundit.

Megjithatë Trumpi vazhdon të dominojë në çështjet e ekonomisë, papunësisë dhe vendeve të punës. 43% të votuesve e mbështesin atë në lidhje me këto çështje, ndërsa  41% të tjerë mbështesin Harris. Janë pikërisht këto të dhëna që ngjallin dyshime se kush do të mbizotërojë në garën për shtëpinë e bardhë.

Megjithatë një tjetër sondazh, i realizuar nga CNN tregon një rezultat edhe me të ngushtë: 48% të votuesve mbështesin Harris dhe 47% Trump. Një diferencë e vogël, që tregon se nuk ka lider të qartë në këtë garë!

Edhe në këtë rast votuesit preferojnë Trump në çështjet e ekonomisë. Ai gëzon 50% të mbështetjes ndërsa Harris në 39%.

Një tjetër pikë e rëndësishme është mbështetja nga votuesit e rinj dhe ata me ngjyrë. Harris është dominuese me 55% mes të rinjve nën 30 vjeç dhe 79% mes votuesve të ngjyrë.

Duhet theksuar se sondazhet kombëtare ofrojnë një pamje të rëndësishme, por në fund, fituesi do të përcaktohet nga rezultatet shtet për shtet, me shtatë vende kyçe që pritet të kenë ndikim të madh.