“Për dy projektet e mëdha të energjisë”, Rama në SHBA, takon ministrin e Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

schedule21:00 - 24 Shtator, 2024

schedule 21:00 - 24 Shtator, 2024

NEW YORK- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë qëndrimit në New York, u takua me Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me një shënim në Facebook, Rama përmendi krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri investimesh në Shqipëri, si edhe ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, shkruan kryeministri, ndërsa ka ndarë foto me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe. / abcnews.al