Nisja jo e mirë e sezonit dhe paraqitjet e dobëta në fushë duke i zhgënjyer tifozët, po e detyrojnë Harry Kane të mendojë largimin nga Tottenham. Kapiteni i londinezëve kërkon më shumë nga ekipi, prandaj po mendon ta vazhdojë karrierën tek një ekip më i madh, ku mund të fitojë dhe trofe.
Gjithçka filloi me humbjen në finalen e Champions League kundër Liverpool. Më pas nisja jo e mirë në kampionat, ku momentalisht ‘spursat’ ndodhen në vendin e 14 në renditje. Eleminimi në kupë nga një ekip i kategorisë së katërt si dhe turpërimi në shtëpi nga Bayern Munchen e vështirëson akoma dhe më shumë situatën e Kane tek Tottenaham.
Juventus, Barcelona apo dhe Bayern Munchen janë në garë për shërbimet e kapitenit të kombëtares angleze. Siç raporton një portal në Spanjë, ‘Fichajes’, janë vetëm këto ekipi në garë sepse Real Madrid nuk e kërkon më 26-vjeçarin, pasi madrilenët transferuan Luka Jovic. Ndërkohë edhe ekipet angleze nuk janë favorit për Kane sepse ai nuk pranon të luajë për asnjë ekip tjetër në Angli për respekt të tifozëve të Tottenham. /abcnews.al