Një-81 vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të diele në Unazën e qytetit të Fierit.
I moshuari, Isuf Buzi u godit nga makina teksa ishte duke ecur në këmbë.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit, por nga dëmtimet e rënda në kokë si pasojë e përplasjes së fortë ndërroi jetë.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin 47-vjeçar të mjetit që shkaktoi aksidentin./abcnews.al