28 Nëntori, feste zyrtare edhe në Kosovë

schedule10:43 - 21 Nëntor, 2019

schedule 10:43 - 21 Nëntor, 2019

Ramush Haradinaj nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës por ka marrë edhe një vendim të fundit derisa ti lirojë vendin Albin Kurtit.

Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, e njoftoi se dita e 28 nëntorit do të shpallet ditë feste dhe pushimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Haradinaj ka vendosur që 28 Nëntori tashmë të jetë festë zyrtare edhe në Kosovë.

Haradinaj shkruan:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!