Me një oficerë policie afër dhe një avokt në krah të tij, Rrjepaj dëshmoi mbi rolin që ai ka patur, si kryetar i Komisionit të Dhënies së Koncensionit, me vlerë 100 milionë euro, nga momenti i parë kur nisën përgatitjet për ta bërë këtë koncension, tek informacionet e detajuara, studimin e fizibilitetit dhe marrëveshjen. Një detaj ku këmbëngulën deputetë ishte ai i Memos së manastriliut, në atë kohë drejoreshë e QSUT-t, mbi të gjithë skemën e sterilizimit, tek transportit i produkteve që sterilizoheshin, apo dhe stafi që duhej pët të vënë në funksion sterilizimin.
“S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese. Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua. Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokumente të ndara që janë bashkuar në një”
Rrjepaj foli dhe mbi rolin e tij dhe marrëdhënien me bizensemin, Ilir Rrapaj, që ka fituar koncensionin. Biznesmeni Rrapaj është po ashtu nën arrest. Zv.ministri Rrjepaj ka bëra vizta në Itali, ndërsa po hartohej studimi i fizibilitetit, pët të cilat dha shpjegime.
“Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.”
Mbi konncensionine sterilizmit, në listën e dëshmirtavë për në Komision, është planifikuar dhe dëshmia e ish-ministri Ilir Beqajt, në datën 3 tetor./abcnews.al