Familjet shqiptare “kanë Zot”/ INSTAT: Mbizotërojnë burrat kryefamiljarë, me pak gra marrin vendime

schedule15:46 - 19 Shtator, 2024

schedule 15:46 - 19 Shtator, 2024

Në familjet shqiptare fjala e burrit në moshë vijon të ketë peshë. Një gjë të tillë e konfirmojnë të dhënat e censit të vitit 2023, ku rezulton se burrat kryefamiljarë mbizotërojnë në krahasim me gratë. Ndërsa, pothuajse gjysma e tyre janë të moshës 60 vjeç e lart.

Sipas të dhënave, 75.7% e familjeve në Shqipëri kanë kryetar një burrë, ndërsa vetëm 24% gra.

“Kush është kryefamiljar në shtëpinë tuaj? Burri. Është menaxher më i mirë se unë. I kujdesshëm për cdo gjë”.

“Tradita është që burri, por është zbehur pak, nuk është e prerë bardh e zi”.

“Si gjithmonë, sidomos për ne shqiptarët është burri. Një mashkull familjar duhet vlerësuar”.

Për sociologët familja shqiptare ka evoluar dhe statusi i burrit si kryetar i familjes konsiderohet kryesisht si formal, pasi vendimarrjet e rëndëisshme në familje merren në kompromis mes bashkëshortëve.

“Ka mbetur një traditë, por nuk shpreh realitetin. Kryefamiljari është personi që ka më shumë pushtet për të zgjidhur problemet”.

Në legjislacioni shqiptar nuk ka përkufizim të caktuar për kryefamiljarin.

“Në shumë dokumente figuron vetem atësia, duhet të jetë dhe mëmësia për shkak të lidhjes biologjike. Çështjet e kryefamiljarit percakrohet në mënyrë autonatike bashkëshorti i gjalle. Por kjo mundrt të zgjidhet me mirekuptim mes babait dhe nenës”.

Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, ndonëse burri konsiderohet si kryefamiljar, në familjet shqiptare gruaja luan një rol të rëndësishëm.

“Janë me dy pushtete. Atë jashtë familjes që sjellin të ardhura, por dhe brenda që kujdesen”.

Burri kryetar i familjes që ruan pozita më të forta vihet re në zonat rurale më së shumti se në ato urbane./abcnews.al