Skuadra e Ajax ka vendosur të apelojë për dënimi që UEFA i dha disa ditë më parë. Kampionët e Holandës u dënuan të luanin takimin pa tifozë në ndeshjen kundër Chelsea, e vlefshme për Champions League.
Kjo sfidë u luajt në “Stamford Bridge” me datë 5 nëntor dhe u mbyll me rezultatin spektakolar, 4-4. Tifozët e Ajax u dënuan për sjelljet e tyre në ndeshjen kundër Valencias.
Gjithashtu, Ajax u dënua dhe një gjobë prej 43.200 sterlina. Kampionët e Holandës kanë vendosur të apelojnë për këtë dënim dhe presin përgjigje nga UEFA./abcnews.al