Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sanksione të reja ndaj Rusisë/ Von der Leyen: Do të mbështesim Ukrainën në çdo rrethanë

schedule07:58 - 13 Nëntor, 2026

schedule 07:58 - 13 Nëntor, 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot se po përgatisin paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe një plan për nevojat financiare të Ukrainës para vitit 2027.

Von der Leyen u tha gazetarëve në fillim të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin se po përgatisnin paketën e 22-të të sanksioneve dhe një propozim se si të mbulohen nevojat financiare të Ukrainës në vitin 2027.

“Ne do të vijmë me paketën e sanksioneve dhe propozimin për nevojat financiare përpara Këshillit të ardhshëm Evropian”, tha presidentja e KE-së.



Ajo përshëndeti bisedimet e paqes në Abu Dhabi dhe përfaqësimin e evropianëve për të mbrojtur interesat e bllokut.

“Ne do të mbështesim Ukrainën, qoftë në kohë lufte apo në kohë paqeje”, shtoi Von der Leyen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!