“Fitimi i bizneseve është stratosferik, në disproporcion me pagat”, Muça: Mungon motivimi dhe promovimi në karrierë i punonjësve

schedule20:20 - 17 Shtator, 2024

schedule 20:20 - 17 Shtator, 2024

Eksperti për punësimin dhe karrierën, Erion Muça deklaroi në emisionin “Real Story” ku po diskutohet për punësimin, se bizneset në Shqipëri kanë një marzh fitimi stratosferik, mesatarisht 30-40 përqind.

Sipas tij, ky është një element që i step punonjësit të punojnë në vend për shkak se paga e tyre është në disproporcion të lartë më fitimin e sipërmarrjes.

Një tjetër element që ndikon sipas tij është edhe motivimi i punonjësit dhe promovimi në karrierë.

Pjesë nga diskutimi:

Sokol Balla: Unë kam jetuar jashtë. Nuk më rezulton që një biznes të ketë një marzh fitimi si në Shqipëri.

Erion Muça: Është stratosferik, 30-40 përqind mesatarisht.

Sokol Balla: Kam parë raste konkrete në Shqipëri ku investojnë 30 përqind, rrisin çmimet për klientët për 30 përqind dhe kur pyes punonjësit nëse iu kanë bërë ndonjë rritje, përgjigja është Jo.

Erion Muça: Çfarë ndodh me marzhin e fitimit. Do të kthehem te mentaliteti dhe vizioni i sipërmarrësit, që është gjëja më e vështirë që mund të ndërtojë. Elementi i marzhit të fitimit është arsyeja pse sot shumë punonjës nuk preferojnë të bëjnë punët që i ofrohen në Shqipëri sepse paga e tyre është në disproporcion të lartë me atë që fiton sipërmarrja përmes punës së vetë punonjësit. Së dyti, mungon modernizimi dhe standartizimi i funksionimit të brendshëm. Elementët dhe mekanizmat te motivimi i punonjësit, sistemi i promovimit të brendshëm në karrierë, solidariteti dhe fleksibiliteti i rregullit të punës, i respektimi të kontratës së punës në mënyrë rigoroze dhe sot nëse një sipërmarrje mjafton që këto elementë t’i instrumentalizojë brenda vetes dhe t’i promovojë në sektorin ku operon, do të shikojë ndryshimin. Sikur me një sistem bonusesh, të matë rezultatet e një punonjësi specifik në një sektor apo departament të caktuar, kur ka ardhur, si është zhvilluar sa i ka sjellë kompanisë, dhe ta rrisë në pozicion, do të shikojë se përmes këtyre elementëve dhe do të krijojë jo vetëm kulturën organizative brenda saj. Ka plot biznese që nuk kanë njohuri se si ta bëjnë këtë përmirësim.

Bardhi Sejdarasi: Nuk ka vend në botë që rrit pagën pa pasur produktivitetin. Ne duhet të matim produktivitetin për çdo sektor.

Erion Muça: As në privat se bëjmë dot, në publik jo e jo.

Bardhi Sejdarasi: Si të themi ne që rrit rrogën se kaq më duhet mua. Matet produktiviteti, mbi bazën e kësaj, caktohet paga. S’mund të caktosh pagën sipas dëshirës. Ne kemi informalitet të lartë, në çdo 100 euro humbasin 40 euro. Ne kemi probleme të mëdha. Sondazhi i fundit nga dhoma amerikane tregonte një problem të tillë. Ne duhet të mbështetemi të formalizimi i plotë i ekonomisë. Informalitet në deklarim, në paga, dhe në raportim. Derisa po flasim që këto biznese duhet të rrisin pagat, por kur shikon te tatimet që këto biznese kanë nga dy bilance dhe nuk respekton dot asnjë standard të bursës, si do t’i kërkosh më rrit pagën. Duhet të matësh treguesit, t’i deklarosh në mënyrë reale dhe më pas të bësh një analizë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!