Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë përplasje të reja mes presidentit Meta dhe mazhorancës socialiste. Të dyja palët bëjnë akuza të ndërsjellta për shkelje të Kushtetutës.
Parlamenti miratoi, në një seancë të jashtëzakonshme të premten, (15.11.2019) një rezolutë që bëri të pavlefshëm dekretimin e Marsida Xhaferllarit, anëtare e GJK nga Presidenti Meta. Sipas rezolutës “emërimi i saj është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit.
I ftuar në studio me Mirela Milorin analisti, Arion Sulo shprehet se përplasjet mazhorancë- presidencë kanë shkaktuar bllokim e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ajo që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese sipas tij tronditi besimin e publikut fatkeqësisht edhe të amabasadorëve.
“Ngërçin e Gjykatës Kushtetuese nuk e zhbllokon dot më asgjë”, tha Sulo.
“Me 5 anëtarë Gjykata nuk është funksionale, por edhe anëtari i gjashtë që pritej dhe shpresohej të ndryshonte reazultate, ka shanse zero që të arrihet të zgjidhet ngërçi”, shprehet analisti.
Nëse do të ketë apo jo trysni nga ndërkombëtarët analisti e sheh si diçka që nuk do të bënte ndonjë ndryshim. Ai thekson se edhe sikur të ketë trysni zgjidhja ligjore kushtetuese është shumë e vështirë.
Çdo ndërhyrje në reformën për drejtësi do të rrëzonte legjitimitetin e reformës, theksoj çdo ndërhyrje, që mund të bëhet në favor të zgjidhjes nga mazhoranca, e cila do të ishte e njëanshme, tha ai.
Analisti tha ndër të tjera se reforma zgjedhore, do të eci dhe do të mbarojë në fillim të vitit tjetër dhe besoj do të jëtë pas sistemin e ri. Aty është presioni më i madh i ndërkombëtarëve, që do të sjellë realizimin e reformës, tha Sulo.
“Dokumenti i Bundestagut kanë qënë fokusimi të reforma, të mbahen shtyllat e sistemit demokratik. Nuk ka ndonjë gjë të re nese nuk zgjidhet çështja e manipulimit të votës”. Ajo që opozita po bën ka të bëjë me “thembrën e akilit”, po kërkon një terren të pastër larg manipulimit të votës. Edhe pse kjo nuk po ndodh mendoj për dy arsye, për shkak të protestave që nuk e realizuan qëllimin dhe përkrahja e ndërkombëtarëve për 30 qershorin”, theksoi Sulo.
Takimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta me ish presidentët sipas tij janë për të krijuar idenë e zgjidhjes së presionit.
“Shqiptaret kanë tri vite që po presin produktet e reformës dhe nëse produktet dalin të kapura atëherë ndërkombterarët e kanë çuar krizën shumë më dhë thëllë dhe rritet mundësisa për zgjedhje të parakohshme”, tha ndër të tjera Sulo./abcnews.al