Operacion “blic” në Tiranë, nëntë të arrestuar

schedule08:20 - 16 Shtator, 2024

schedule 08:20 - 16 Shtator, 2024

TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar në flagrancë pasi kishin organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë.

Policia e Tiranës thekson se është sekuestruar 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së tyre./ abcnews.al