Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial, pas atij të zhvilluar gjatë ditës së marte.
Trump ka thënë se ekipi i tij po shqyrtonte mundësinë nëse ai duhet të përballet sërish me rivalen e tij, por tani ai e ka përjashtuar këtë shans.
“Kur një boksier humbet një ndeshje, fjalët e para që thotë janë, ‘Dua një revansh’”, shtoi ai, para se të shpallte fitoren në debatin kundër Harrisit.
Sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos aktualisht tregon se Harris ka 5 për qind epërsi mes votuesve të regjistruar. Mes votuesve që thanë se kishin dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të martës, 53 për qind thanë se fitoi Harris ndërsa 24 për qind thanë se triumfoi Trump.
Rreth 52 për qind e atyre që e shikuan debatin thanë se republikani u pengua dhe nuk u shfaq i mprehtë, ndërsa 21 për qind deklaruan të njëjtën gjë për Harrisin.
Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor./abcnews.al