Rama inauguron sportelin unik për fermerët në Fier

schedule18:12 - 9 Janar, 2018

schedule 18:12 - 9 Janar, 2018

Kryeministri Rama ishte në Fier ku mori pjesë në inaugurimin e sportelit të parë unik për fermerët, ku do të gjejnë informacion dhe këshillim. Kreu i qeverisë theksoi se ky është vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor.

Në Fier u hap sporteli i parë unik për fermerët, që do të ofrojë edhe informacion për ata që dëshirojnë të aplikojnë për granted he subvencione. Kryeministri Rama ishte i pranishëm, së bashku me ministrin e Bujqësisë, në ceremoninë e inaugurimit.

“Bashkia ka bërë një mbështetje të madhe dhe kjo është pika e parë që po hapim. Këtu do ketë disa punonjës nga AZHBR-ja, por edhe nga shqërbimi I eksensionit që do të fillojë shumë shpejt me ristrukturimin e drejtorive të policisë. Kështu që do të jetë një dritare shërbimesh nga dy-tre institucione për të gjithë fermerët. Ne tani Brenda muajit miratojmë skemën e re të mbështretjes financiare përmesë AZHBR-s që do të ketë goxha inovacione atje dhe ka shumë nevojë që të komunikohet me fermerët, por edhe me agropërpunuesit ”.

Sipas Kryeministrit Rama, ky është vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor, nga i cili përfitojnë të gjithë.

“Edhe janë vërtetë pikat nevralgjike të një sistemi të ri, që do të ndryshojë rrënjësisht edhe raportin me fermerin për t’I dhënë gjithë transparencën dhe mbështetjen e nevojshme, do të ndryshojë rrënjësisht edhe qasjen, mënyrat si janë ndërtuar skemat e reja. E rëndësishme është që të japim sa më shumë informacioni për skemat e reja që ta kenë të qartë që nuk mund të merren më mbështetjet ashtu sicc janë marrë, por duhet të fokusohemi të gjithë në një qëllim në mënyrë që secili të bëjë pjesën e vet, por qëllimi I përbashkët të realizohet dhe të fitojnë fermerët, të fitojë edhe ekonomia, patjetër të fitojë edhe e ardhmja”.

Në këto sportele, fermerët do të mund të gjejnë informacion dhe këshillim edhe për plane biznesi dhe tregjet bujqësore./abcnews.al