Turizmi të ardhura rekord/ BSH: Deri në korrik, shpenzuan 1.9 miliardë euro

schedule14:15 - 10 Shtator, 2024

schedule 14:15 - 10 Shtator, 2024

Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e parë nga turzimi. Këto shifra konfirmojnë se viti 2024 konfirmohet se do të jetë edhe më optimist përsa i përket turizmit në vend. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  vetëm në periudhën prill –qershor  vendi jonë ka përfituar rreth 1.1 miliardë euro ndërsa në tre muajt e parë kjo shifër ishte 788 milionë euro.

Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 25% dhe 27%, në terma vjetorë, ku rritja e numrit të udhëtarëve ka qenë faktori përcaktues, por në të njëjtën kohë shpenzimi ditor është vlerësuar në rritje

Ndërkohë që vetëm të huaj në  janar-korrik janë regjistruar 6.3 milionë të cilët kanë  deklaruar se arsyeja e vizitës në Shqipëri është për pushime . Në korrik në vend janë regjistruar 2.6 milionë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri.Në krahasim me periudhën janar-korrik të një viti më  më parë  personat që kanë hyrë në Shqipëri kanë pësuar një rritje me 20.4%. Shifrat konfirmojnë se Shqipërinë e kanë vizituar  më tepër italianë e anglezë. Numri i shtetasve që kanë hyrë nga këto dy vende ka pësuar një rritje me mbi 50% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 688 milionë euro. Shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 67% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 79% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!