Një aksident është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin Thumanë- Lezhë, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit./abcnews.al