Gjykata shtyn dënimin e Trump/ Ish presidenti do të dënohet pas presidencialeve të nëntorit

schedule19:27 - 6 Shtator, 2024

schedule 19:27 - 6 Shtator, 2024

Gjykata e Nju Jorkut ka vendosur këtë të premte se ish presidenti amerikan, Donald Trump do të dënohet për çështjen e parave të heshtura, pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Trump, i cili u shpall fajtor për 37 akuza penale në lidhje me disa pagesa të kryera për të siguruar heshtjen e disa personave përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, do të dënohej në datë 17 shtator.

Ekipi ligjor i Trump ka kërkuar shtyrje të vendimit dhe sipas njoftimit të gjykatës, dënimi ndaj ish presidentit amerikan do të jepet në 27 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!