Greqia ka miratuar një mori rregullash kundër duhanpirjes, të cilat synojnë që ta ulin atë me 25 për qind deri në fund të vitit 2023. Masat janë shpallur nga kreu i ri i qeverisë Mitsotakis, i cili tha se është detyrë e ligjvënësve që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Greqisë.
Stragjedia synon që fillimisht të ndërgjegjësojë qytetarët për dëmet që shkakton duhani teik duhanpirësit e rregullt, por edhe ata pasivë, të cilët thithin tymin për shkak të frekuentimit të ambienteve të njëjta, ndërkohë që vetë nuk e konsumojnë.
Pas ndërgjegjësimit, qeveria greke synon të marrë masa drastike si në aspektin e duhanpirësve ashtu edhe të administratorëve të ambienteve publike në rast se rregullat thyhen, raporton abcnews.al.
Ministria e Shëndetësisë së Greqisë njoftoi se do të ndalohet pirja e duhanit të ambiente të mbyllura dhe në ato të hapura ku gjenden fëmijët. Ndalohet kategorikisht pirja e duhanit në lokale, por edhe në parqe lojërash apo ambiente ku ka nëna dhe fëmije.
Po ashtu, ndalohet pirja e duhanit edhe në ambiente private ku punohet si edhe brenda mjeteve të transportit publik.
Gjobat për ata që shkelin këto rregulla fillojnë nga 200 euro për shkelësit individë deri në heqje të përhershme të licencës për bizneset që u gjenden persona që pijnë duhan brenda tyre. /abcnews.al