Serhi Shumei, babai i një ushtari ukrainas i ka dedikuar të gjithë kohën e tij përgjatë dy viteve të fundit të birit, duke u përkujdesur për të si të ishte një fëmijë.
Vitali Shumei 36 vjeçar, një ushtarak Ukrainas u dëmtua në tru në gusht të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës Rusi –Ukrainë.
Dëmtimet e rënda që iu shkaktuan kanë bërë që i riu të mbetet në shtratin e një qendre rehabilitimi ku mjekët përpiqen çdo ditë për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Babai i 36 vjecari ka rrëfyer për Asocciated Press se ai nuk do të dorëzohet që të bëjë gjithçka që mundet në mënyrë që shëndeti I djalit të tij të përmirësohet.
“Ne krahasim me kohën kur Vitali erdhi këtu, ne kemi bërë përparime shumë të rëndësishme. Ai ka nisur të flasë, ka kontroll më të mire të kokës dhe mund të bëjë disa lëvizje të vogla më këmbët dhe krahët e tij.
E pyeta njëherë nëse ai ishte lodhur nga prezenca ime këtu në spital dhe ai më tha po. Më pas i thashë se do të largohesha për në shtëpi por ai më tha jo dhe më kërkoi që të rrija.
Vitali është fëmija im dhe unv do të bëj gjithçka që mundem për të përmirësuar shëndetin e tij. Më lejoni t’i them çdo ushtari apo qoftë edhe civilëve, Mos u dorëzoni përballë sfidave të jetës! Ju duhet të dini se do të fitoni”, tha Serhii Shumei.
Mjekët që po kujdesen për ushtarin ukrainas kanë rrëfyer për Associated Press se babai i 36 vjeçarit përgjatë dy viteve të fundit ka sakrifikuar gjithçja për t’i qëndruar sa më pranë të birit.
/abcnews.a;