Tre persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar dy ditë më parë kundër shpërndarjes së drogës në plazhin e Delisufit. Mësohet se në pranga kanë rënë Ildjan Dodaj, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini.
Këta shtetas kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu raportohet se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/