Rudi Vata, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, ka vendosur të flasë për djalin e tij, Rocco, i cili është ftuar nga Irlanda U15. Për “Scottish Sun” ai thekson se nga ana e Shqipërisë nuk ka pasur interes dhe më këtë sjellje, djali i tij nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë.
“Askush nuk FSHF nuk më ka kontaktuar për Rocco. E di që e ka parë edhe Skocia, por Federata Irlandeze e Futbollit na kontaktoi e para. Gjyshja e tij është gruaja irlandeze më e lumtur në Skoci. Njerëzit në Shqipëri e kanë mësuar përmes rrjeteve sociale që Rocco është ftuar nga Irlanda”, shprehet fillimisht Vata.
Më tej ai shton: “Nëse te Shqipëria do të ishin mjaftueshëm profesionistë, të kishin shfaqur interes dhe të bënin detyrat e shtëpisë në mënyrën e duhur, do e kishin mësuar se Rocco po luan me Celtic dhe do të më kishin kontaktuar mua. Ata nuk kanë shfaqur asnjë lloj respekti, dëshirë apo profesionalizëm, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, Rocco nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.
Gjithsesi dyert nuk janë mbyllur përfundimisht: “Nuk mund të diktoj vendimin e tij. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por Irlanda e ka ndjekur dhe ka shfaqur interes dhe respekt. Rocco është i lumtur që është ftuar nga Irlanda dhe shpresoj të paraqitet mirë dhe të ketë një eksperiencë të bukur. Ai e ka potencialin për të qenë një lojtar special”. /abcnews.al