Thriller në Tiranë: Hajdutët i vjedhin makinën gjyqtarit, e përdorin në një krim pastaj ia kthejnë sërish në parkim

schedule12:42 - 19 Nëntor, 2019

schedule 12:42 - 19 Nëntor, 2019

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, në të cilën është përfshirë makina e një gjyqtari si edhe një grup hajdutësh.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcneës.al se një grup hajdutësh kanë vjedhur makinën e një gjyqtari në Tiranë pak netë më parë.

Por, qëllimi i vjedhjes nuk ka qenë makina, por përdorimi i saj në një ngjarje kriminale që ka ndodhur në qytet. Pasi kanë përfunduar “punë” hajdutët e kanë kthyer makinën sërish në vendin ku e morën duke shënuar kështu një skenar të paparë deri më tani të këtij lloji.

Gjyqtari e ka marrë vesh se i kishin vjedhur makinën vetëm pasi policia ia behu në shtëpi duke kryer aty edhe një kontroll pa një vendim gjykate.

Kontrolli në fjalë është kryer duke marrë në konsideratë ndryshimet e fundit ligjore për prokurorët dhe gjyqtarët, një pjesë të të cilëve kryeministri Rama i quajti grupi “Kap Ç’të Kapësh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!